Kush jemi

Caritasi i Shqipërisë së Jugut në Administratën Apostolike të Jugut, është organizmi baritor I Kishës Katolike.

Caritas ka  lindur në shpirtin e rinovimit të filluar nga Këshilli i Dytë i Vatikanit.

Caritasi Shqipërisë së Jugut, angazhohet në territorin ku qëndron në animimin e komunitetit kishtar dhe civil, në promovimin e instrumentave baritore dhe shërbimeve: qendrave të dëgjimit, Observatorin e varfërive dhe burimeve, Caritas-eve famullitare etj.

Caritasi i Shqipërisë së Jugut punon për t’i shërbyer e për t’i dhënë zë njerëzve të varfër dhe të disavantazhuar, lufton për një botë ku çdo njeri të jetojë në dinjitet dhe në paqe.

Vizioni

Caritas – Jugu I Shqipërisë në Administratën Apostolike të Jugut, është organizmi baritor I Kishës Katolike. Caritas ka lindur në shpirtin e rinovimit të filluar nga Kwshilli i dytë i Vatikanit. Caritas angazhohet në territorin ku qëndron në animimin e komunitetit kishtar dhe civil, në promovimin e instrumentave baritore dhe shërbimeve: Qendrave të dëgjimit, Observatorin e varfërive dhe burimeve, Caritas-eve famullitare, qendrat e dëgjimit, Caritas Jug punon për ti shërbyer e për ti dhënë zë njerëzve të varfër dhe të disavantazhuar, lufton për një botë ku çdo njeri të jetojë në dinjitet dhe në paqe.

Misioni

Caritasi i Shqipërisë së Jugut, nëpërmjet aktiviteteve që zhvillon, punon për promovimin e drejtësisë dhe dashurisë së Jezu Krishtit, nëpërmjet mësimeve të kishës katolike.

Detyrat

-Të thellojë motivet teologjike të diakoniosë së bamirësisë, nën dritën e Fjalës së Zotit dhe të Magjisterit të Kishës, në sintoni me projektin baritor të Kishës Lokale; të thellojë dhe të përhapë themelet ungjillore dhe kishtare të shërbimit të bamirësisë:

– Të promovojë dhe të mbështesë Caritas-et Famullitare;

– Të kujdeset për koordinimin e inisiativave të komuniteteve të krishtera dhe veprave të bamirësisë dhe ndihmëtare me frymëzim të krishterë dhe që zhvillohen në emër të kishës katolike;

– Të organizojë, në bashkëpunim me Caritas Kombëtar, dhe në nivel të A.A. ndërhyrje emergjence në rast fatkeqësish natyrore;

– Të promovojë shërbimin vullnetar (vullnetariatin)  dhe të favorizojë formimin e operatoreve baritorë të bamirësisë dhe të personelit krishtërisht të frymëzuar, qoftë vullnetarë apo profesional, publik apo privat;

– Të realizojë studime dhe hulumtime mbi nevojat emergjente në komunitetet e A.A. për të ndihmuar në zbulimin e shkaqeve dhe të përgatisë ndërhyrje në kuadër të një baritoreje të njësuar:

– Të përgatisë mbledhje fondesh të destinuar për bamirësi në në kohëra të forta  të Vitit Liturgjik, si Ardhja e Vëllazërisë dhe Kreshma e bamirësisë në A.A;

– Të mbajë raporte me të gjithe strukturat civile të shfaqura në aktivitete socio-ndihmuese dhe me organizata vullnetarësh me frymëzim të ndryshëm për promovimin e personit dhe të mirën e komunitetit;

– Të promovojë dhe të dëshmojë bamirësi kundrejt etnive të ndryshme ekzistuese në territorin tonë, kundrejt refugjatëve dhe të mërguarve;

– Të kontribuojë në zhvillimin njerëzor dhe social të popujve në vështirësi duke koordinuar nismat dhe ndihmat të drejtuara në të.

Historiku

Carias Jug lind ne 1993 si nje Komision I formuar kryesisht nga misionarë për t’ju përgjigjur situatës së emergjencës në të cilën gjendej Shqipëria në ato vite.  Më pas ka operuar në mënyrë informale dhe ende sot vazhdon të operojë si e tillë. Përgjegjësit kanë qenë Don Giuseppe de Guglielmo, Suor Grazia Rotunno, Don Rolando Reda, Viktor Margilaj.  Aktualisht drejtoreshë e Caritas Jug është suor Camilla Maenza, FdC.

Gjatë viteve Caritas Jug ka qenë në shërbim të situatave të ndryshme.

Rrjeti

Rrjeti Caritas eshte i shtrire ne te gjithe Shqiperine dhe te gjithe boten. Me poshte mund te gjeni te listuara me links perkates per te gjithe rrjetin shqiptar te Caritas

Caritas Shqiptar
Caritas Shkodra
Caritas Rrëshen
Caritas Sapa
Caritas Lezha
Caritas Tirana-Durrës
Kongregatat misionare të jugut
Caritas Italiana
Caritas Benevento
Mediterraneo Sociale
Caritas Lecce
Societa di san Vincenzo de Paoli , Lecco
Provinca e Napolit a�?a��Bijat e Dashurisë të shën Vincenzo de Paolita��a��