Ne besojmë që shoqëria mund dhe duhet të luajë një rol vendimtar në luftën kundër varfërisë dhe përjashtimit social. Për realizimin e programeve që synojnë këtë, Caritas Jug kërkon mbështetje nga individë, biznese, fondacione bamirësie ose agjensi qeveritare.
Këto fonde shkojnë në mbështetje të:
- Familjeve në vështirësi
Sidomos për shkak të pandemisë, situata e shumë familjeve është përkeqësuar duke mos i lënë atyre mundësi për të përmbushur as nevojat bazë për ushqime, veshmbathje, ilace e nevoja të tjera. - Personat me aftësi të kufizuar dhe familjarët e tyre
Caritasi i Shqipërisë së Jugut anagzhohet në aktivitete integrimi për personat me aftësi të kufizuar, si një formë mbështetjeje për ta e për familjen e tyre. - Emergjencat sociale dhe natyrore
Vitet e fundit, Shqipëria është goditur nga fatkeqësi natyrore të vazhdueshme. Caritasi i Jugut asiston familjet e prekura me nevojat bazë për lehtësimin e situatës emergjente për familjet e dëmtuara.
Gjithashtu Caritas Jugu është angazhuar në ndërtimin e disa shtëpive të prekura nga tërmeti.
BANCA INTESA SAN PAOLO ALBANIA
Nr. i llogarisë në Lek: 71019930902
IBAN AL: AL662083103700000
Nr. i llogarisë në Euro: 71019930903
IBAN EUR: AL3920831037
Swift Code: USALALTRELB