U bë sot, bekimi i kantierit të shtëpive të para për familjet e prekura nga tërmeti në zonën e Belshit. Të pranishëm imzot Giovanni Peragine, Ipeshkëv i Administraturës Apostolike të Jugut, don Antonio Leuci, drejtor I Caritas Shqiptar, Musa Ulqini, deputet I zonës Belsh, Arif Tafani, kryetar i Bashkisë Belsh, motër Camilla Maenza, drejtoreshë e Caritasit të Jugut të Shqipërisë, motër Pia Marzo e motër Rosaria Scuotto, përfaqësuese të Misionit të Bijave të Dashurisë së shën Vincenzo de Paolit.